Teuta nuk ka humbur shumë kohë, për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Bledi Shkëmbit.
Mësohet se durrsakët kanë arritur marrëveshjen, për rikthimin e trajnerit Edi Martini në stol, me të cilin dy sezone më parë u shpallën kampionë.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe Martini do të nisë ditën e nesërme nga puna me durrsakët.
Vlen të përmendet se kjo është aventura e katërt e Martinit, në drejtimin e Teutës. 47-vjeçari drejtoi Teutën për herë të parë në periudhën (qershor 2010-maj 2011). Aventura e dytë që u shoqërua me fitimin e katër trofeve, zgjati nga dhjetori 2019-nëntor 2021, teksa u rikthye sërish në pankinën e Teutës më 16 dhjetor të vitit 2021, por drejtoi ekipin në katër ndeshje dhe u largua më 23 janar të këtij viti.