76 persona janë të infektuar me koronavirus në të gjithë Italinë, prej të cilëve 33 të shtruar në spital.
Në një konferencë mbrëmjen e sotme, Kryeministri Conte deklaroi se jemi duke marrë masa të jashtëzakonshme. Universitetet u mbyllën në Lombardi dhe Veneto.
“Ne kemi miratuar një dekret me masat për kontrollin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike. Qëllimi është të mbrojmë shëndetin e italiane”, tha Kryeministri Giuseppe Conte në fund të mbledhjes së Këshillit të Ministrave kushtuar epidemisë së koronavirusit. Shëndeti renditet i pari në një hierarkine e prioriteteve, – tha ai – duke shtuar se në zonat ku ka perhapje më të madhe është porositur pezullimi i aktiviteve sociale e publike.
Pas së premtes, kur u identifikuan 15 persona të infektuar në Lombardi dhe dy në Veneto, njëri prej të cilëve vdiq, numri i të sëmurëve të infektuar me koronavirus u rrit ndjeshëm. Të shtunën në mbrëmje numri shkoi në 76 të prekur në total, nga të cilët 54 në Lombardi, 17 në Veneto (përfshirë një operator, një mjek dhe një infermiere), 2 raste në Emilia Romagna, 2 në Lazio (dy turistët kinezë) dhe një në Piemonte.
E shtunë, ora 23:00
Në total 76 të prekur, prej të cilëve 2 të vdekur
në Lombardi (47) të prekur
Veneto (17)
Emilia Romagna (2)
Lazio (dy turistët kinezë)
Piemonte (një rast)