Flet vëllai i Bilbil Hasanit që u vetëvar në qeli: Vuante nga probleme mendore, s’na njoftuan për vdekjen

Shpërndaje

43-vjeçari Bilbil Hasani, i cili u vetëvar në burgun 313 prej 18 vitesh vuante nga sëmundjet mendore. Vëllai i tij shprehet se autoritetet nuk njoftuan familjen për vdekjet.

“Kemi paraqit kartat e identitetit për tu regjistruar për takim. Aty na kanë thënë që nuk jeton më. Nuk kanë kontaktuar as ne as avokatin. Më pas na thanë që drejtohuni tek morgu se e keni aty. Ai ishte i sëmurë, ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik dhe merrte kemp prej më shumë se 15 vitesh. Ai humbi jetën për shkak të padrejtësive sa i përket neglizhencës dhe procedurave”. 

Shpërndaje