Rikthehet superiorja, sot java e nëntë/ Vllaznia-Bylis. Skuadra e plotë, boshatiset “infermieria”…

Shpërndaje

Sot luhet dueli i javës së nëntë të Superiores, Vllaznia-Bylis. Pikërisht për këtë ndeshje, diten e djeshme doli në konferencë për shtyp, trajneri i kuqebluve, Mirel Josa.

Pozitive për teknikun Josa është boshatisja e infermierisë, e cila për shumë javë ishte e mbushur deri edhe me 4-5 futbollistë.Në skuadrën kundërshtare të Bylisit luajnë si titullarë edhe dy shkodranë, si kapiteni Aleksandër Trumçi dhe Eridon Qardaku.

Tre futbollistë kuqeblu, Gurishta, Hakaj dhe Mala janë grumbulluar në kombëtaren e Rejes për miqësoren me Arabinë Saudite.Vetë tekniku Mirel Josa është kandidat për trajner të ekipit kombëtar. Ja si përgjigjet tekniku kuqeblu.Vllaznia-Bylis dhe Teuta-Partizani, janë dy takimet e parë të javës së 9-të që luhen këtë të premte duke filluar nga ora 17:45.

Shpërndaje