Vllaznia e femrave është mundur në fushën e saj ,në ndeshjen e luajtur në “Loro Boroci” ndaj Real Madrid. Ndeshja Vllaznia – Real Madrid përfundoi 0-2 ,e vlefshme kjo për fazën e grupeve të Champions League.
Vajzat e Madridit dominuan lojën që në pjesën e parë të ndeshjes. Spanjollet regjistruan 13 goditje.Shkodranet rezistuan dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Vllaznia dorëzohet në minutën e 54-të, me mbrojtjen shkodrane që nuk mund të bënte asgjë ndaj Gonzales që dribloi bukur në zonë dhe më pas gjeti rrugën e rrjetës.
Pavarësisht avantazhit, të besuarat e Toril mbajnë të njëjtin ritëm, duke kërkuar kështu edhe golin e qetësisë në Shkodër. Real Madrid “tundi rrjetën” për të dytën herë me Carmona nëpërmjet penalltisë, çerek ore nga fundi, duke vulosur shifrat në 0-2.