Tre ndeshje të premten dhe dy të shtunën, zbulohet axhenda e Superiores…

Shpërndaje

Skuadrat e Superiores, kanë nisur të mendojnë për ndeshjet e javës së shtatë, e cila do të luhet në dy ditë.

E premtja rezervon tre përballje, ku në orën 15:00, do të luhen Erzeni-Egnatia dhe Tirana-Laçi.

Në 17:45, është planifikuar edhe kryesfida e kësaj jave, ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila do të luhet në “Loro Boriçi”.

Dy sfidat e tjera do të luhen të shtunën, me Kukësit që pret Bylisin në 15:00 dhe në të njëjtin orar, Kastrioti përballet me Teutën.

Shpërndaje