Vllaznia femrave shkruan historinë, kualifikohet në grupet e Championsi Leage…

Shpërndaje

Historitë janë bërë për t’u shkruar. Vllaznia e femrave është kualifikuar në grupet e Champions League, pasi kaloi 2-1 Vorskla Poltava.

“Beteja” e parë kishte përfunduar 1-1, e luajtur po në Shkodër (Vorskla Poltava kishte pranuar t’i luante të dy ndeshjet si mysafire për shkak të situatës në Ukrainë).

Sfida do niste shumë mirë për ukrainaset, që nëse do shfrytëzonin siç duhet një neglizhencë të vendaseve, do shënonin që në fillim. Gjithsesi, edhe pse e harruar tërësisht nga mbrojta e Vllaznisë, Kalinina nuk realizoi.

Në minutën e 31-të, vajzat shkodrane do provonin të zgjidhnin ndeshjen nga ajri. Një krosim i Doçit gjen Berishën, por kjo e fundit nuk konkretizoi siç duhet me kokë.
5 minuta më vonë, Vllaznia do merrte epërsinë me një aksion të ngjashëm. Sërish Doçi protagoniste nga krahët me krosimet e saj dhe këtë herë është e saktë me kokë Patterson.

Emocionet do ishin të mëdha në fund, me Korsun që vendos ekuilibrat. Barazimi nuk zgjat shumë, pasi Berisha me golin e saj i jep kualifikimin historik Vllaznisë në grupet e Champions League.

Shpërndaje