Vllaznia dhe Kastrioti luajnë sot në 17:45 në “Loro Boriçi”. Për javën e pestë në Superligë, FSHF i ka besuar drejësinë Emanuela Rustës. Arbitrja nga Elbasani do jetë kryesore në Shkodër, duke bërë kapërcimin e madh në Superligë.
Ndihmës të Rustës do jenë Dojando Myftari dhe Emigers Ganxhi, ndërsa arbitër i katërt Kreshnik Bajramaj. Në VAR Enea Jorgji me ndihmës Astrit Mahmuti.
Pas katër ndeshjeve, Vllaznia me 6 pikë qëndron në vendin e gjashtë, ndërsa një pozicion më poshtë janë krutanët me pesë pikë.