Veterani i futbollit shkodran, ish-portier dhe ish-trajner kampion me Vllazninë, Paulin Ndoja analizon ecurinë e kuqebluve në katër javët e para të kampionatit, ndërkohë që flet edhe për përballjen me Kastriotin, takim që luhet të dielën për llogari të javës së pestë të Abissnet Superiore. Sa i takon oshilacioneve të ndeshjeve të para, dhe sidomos humbjes me Egnatian në javën e fundit, Ndoja është i mendimit se ka ndikuar ana psikologjike.
Ndër të tjera, veterani Ndoja, beson shumë tek trajneri Mirel Josa, që sipas tij, i ka të gjitha mundësitë të rikthejë Vllazninë tek fitoret e kërkuara.
Në vijim, Ndoja flet edhe për pragndeshjen e javës së pestë të Superiores, atë që do të luhet dielën në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Kastriotit të Krujës.
Sa i përket tifozërisë, e cila për hirë të së vërtetës është ftohur jo pak pas humbjes me Egnatian, veterani Ndoja mendon se entuziazmi dhe mbështetja e tifozërisë kuqeblu nuk do t’i mungojnë skuadrës.
Në mbyllje të prononcimit për RTSH Shkodra, Ndoja flet edhe për pretendentët e titullit, ku krahas Vllaznisë, ai rendit edhe Partizanin, Tiranën, ndërkohë që për Kukësin nuk është i këtij mendimi.