Mirel Josa: Vllaznia nuk e nënvlerësoi Egnatian, golat e pësuar shpejt na ulën moralin…

Shpërndaje

Sfida mes Egnatia dhe Vllaznisë për Superiore, ka përfunduar 3-0. Pas ndeshjes për mediat foli trajneri i shkodranëve, Mirel Josa.

“Ndeshjen e filluam mirë, kur kthenim topin pas ishin të përgatitur për të na kapur në befasi, duke shfrytëzuar gabimet tona. Golat e parë për 3 minuta ishin aty ku duhet të kishte luftë sportive. Nuk toleruam, duhet të ishim më të vendosur në duele. Kur pëson ashtu, çdo gjë venitet. Humbet besimin te vetja dhe te shokët.

Ne e ngadalsuam sepse Egnatia u mbyll mirë sepse dilte në kundërsulm. Lamë hapësira që na ndëshkuan. Musta mori topin që në mesin e fushës, përplasu me njërin, dil topi te tjetri. Për çfarë jemi në fushë? Spastroje topin. Për lojën që do bënim në sulm, kishim probleme të mëdha.

Luhatje të mëdha – Nuk dua të ul aftësitë e Mustës, po dy herë topi i diskutuar duhet hequr. Jo të na dalë në 16 metra. Golat e pësuar shpejt na ulën moralisht. Egnatia ishte me pesë në mbrojtje dhe priste gabimet tona, kështu e shikoj ndeshjen. Merren pikë të çmueshme me Kukësin dhe Tiranën dhe lëmë pikë këtu. Nuk e kemi nënvlerësuar aspak sepse e dimë si është ndërtuar. Nxjerrim probleme vetë, rrezikuam të barazoheshim edhe me Tiranën. Duhet seriozitet më i madh në fushë” – Tha ai.

Shpërndaje