Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Vllaznisë me shifrat 3-0. Shkodranët kanë pasur fatin me vete në takimet e fundit duke mundur rivalë si Kukësi dhe Tirana, por këtë herë i kanë dalë në pah problemet. Dy gola për dy minuta arritën të realizonin vendasit që me De Large dhe Mustën do të trondisnin shkodranët.
Egnatia ishte gjithmonë më e rrezikshme në portën kundërshtare, ndërsa kontrolli i topit të Vllaznisë mbetej jo efektiv. Pjesa e dytë nisi me ndërrime dhe shkodranët dukeshin më të rrezikshëm, por Egnatia shënoi sërish. Këtë herë me Camaj që pasi mori vendin e Bambam do të shënonte me kokë pas krosimit të bukur nga krahu i djathtë.