Rinia e perhershme’ qe po na cmend!

Shpërndaje

Nga Fabian Zhilla

‘Rinia e perhershme’ qe po na cmend!

Per tu shkeputur pak nga shtatori i vrullshem me lajme politike dhe ceshtje te sigurise kombetare. Le te kthehemi pak sesi po transformohemi dhe sesi projeksionet e mashkullit apo femres ne media dhe politike po ndikojne sjelljet tona, qe jo pak po cojne ne frustrim dhe ne vrasje dhe vetevrasje. Nuk duhet te cuditemi nga vrasje te tmerrshme te kryera nga njerez qe ne pamje te pare duken normal. Pra dikush vret nje komshi per nje gardh, dikush shuan nje fis per disa pula, dikush vret babane se i thote shko te punosh, dikush vellane per nje borxh, nje i moshuar moleps minirenen etj.

Nje shpjegim per cka ndodh lidhet me konceptin e ‘rinise se perhershme’ qe ka prodhuar moderniteti, te nje lumturie qe lidhet vetem me imazhin dhe jo me vlerat. Imazhi kerkon investim te nje lloji tjeter, pra jo ate te shkollimit, leximit etj., por kerkon kirurgji plastike, vitamina, palestra, kerkon shume para. Pra sot ne po i induktojme shoqerise vetem nje model suksesi, vetem ate te nje te riu/reje me nje paraqitje te admirueshme trupore dhe gati sensuale. Dhe koha ka ndaluar aty.

Packa se kalojne vite, ti gjithmone e me rralle sheh moderator programesh qe i kane qendruar kohes edhe pse jane ne nje moshe te avancuar. Edhe keta syresh, te sforcuar vishen dhe kurohen shpesh si personazhe te showbizit. Me kalimin e te 40-ve njerezit i ze frika. Duke qene se suksesi varet tek imazhi ata vrapojne drejt palestrave, operacioneve plastike, dijetave drastike, ngjyrosjes se flokeve per te cimentuar rinine.

Sot e me teper shohim sesi te qenurit i moshuar apo i plakur shihet si disfate dhe jo si ne shoqerite tradicionale ku te moshuarit i hapej vendi, kjo si reflektim i eksperiences, pjekurise, maturise dhe respektit. Jo, sot, plakja eshte turp, fakteqesi qe jemi te detyruar te perballemi dhe ajo qe bejme eshte te shpenzojme milionat qe ta vonojme ate.

Sot degjon shprehje ‘lere se u plakem ne´ per dike ne moshen 45 vjeç. Kjo ka bere qe ne te jetojme vetem rinine dhe te humbasim mundesine e te jetuarit te fazave te tjere te jetes te cilat jane mbase shume me te rendesishme ne realizimin tone, si pjeset me vitale te jetes nga pikepamja e produktivitetit (mosha 40-60) dhe me pas moshen e trete, ate te urtesise (+60). Modeli i ´rinise se perhershme´ ka orientuar tashme dhe te gjitha industrite me fitimprurese sot ne bote si media dhe farmaceutika. Por kjo qasje ka sjelle nje fare frustracioni i cili ndikon si tek ata te rinje te cilet nuk kane mundesi te kene trupa perfekt sipas projeksionit te medias por dhe ata te cilet kapercejne te 50-tat se ju ‘iku’ jeta.

Modelet e ‘rinise se perhershme’ kane krijuar nje ambient bulizimi social ku njerzit qe te konsiderohen normal duhet te jene te nje modeli trupor te caktuar (fit) ndryshe do te bullizohen pa fund. Shihni reklamat kudo. Ne gati asnje prej tyre nuk sheh njerez te moshave mbi te 40-tat. Jo me falni, ato i gjeni vetem kur duam te reklamojme ilace dhe sholla ortopedike. Tashme eshte bere normale qe kur takohesh me dike ta fillosh biseden me ´sa mire qe ke rene ne peshe´.

Shumicen e kohes e marrin bisedat te tipit c´fare dijete perdor, mbaj kete regjim apo tjetrin etj., dukesh shume keq me keto kile…shiko sa shume te kane rene floket etj. Dhe e tille qasje promovohet edhe ne bisedat ne studio me komplimente te ketij lloji. Shikoni mbushjen e emisioneve sportive me vajza dhe djem te palestruar qe pervec hireve veshtire se te thone dicka interesante. Kjo situate ka degraduar aq shume sa edhe programet e parashikimit te motit me shume i ngjajne nje pasarele mode sesa te mesuarit nese do te kete diell sot ne Tirane apo shi neser ne Shkoder.

Prandaj sot gjithmone e me shume duhet te pregatitemi qe e cuditshmja dje te kthehet ne normalen sot. Duhet te mesohesh me uniformitetin e imazhit te njerzve. Sot ne na dallojne vetem emrat. Nuk shihni ne rruge sesi femrat te duken gati njelloj nga silikoni dhe operacionet plastike?

Nga ana tjeter, meshkuj 40 dhe 50 vjecar qe sillen si adoleshent qofte ne veshje por dhe ne jeten e tyre! Sheh qe burra dhe gra tek te 60-tat vishen sikur jane tek te 30-tat dhe sapo ulesh te flasin sesa liberal kane qene ata gjithe gjithe jetes se tyre! Rinia e perhershme po na cmend por tashme te jesh i cmendur eshte gje normale. E bukur eshte dhe thinja, te dashura jane dhe gjyshi dhe gjyshja, jeton i lumtur kur je ne paqe me veten dhe jo pse je i ri apo i vjeter.

Nuk eshte turp te jesh ne moshe!

Shpërndaje