Tirana – Vllaznia në baste, si kuotohet kryendeshja e javës së tretë të Superiores…

Shpërndaje

Vëmendja e kësaj jave në Abissnet Superiore është e gjitha në kryendeshjen e ditës së sotme që përball kampionët e Tiranës me skuadrën e Vllaznisë. Klasikja e futbollit Shqiptar do të luhet në stadiumin Selman Stërmasi në orën 16:00.

Favoritët e kësaj sfide parashikohet të jenë kampionët, sipas kompanive të basteve. Bardheblutë luajnë në shtëpinë e tyre dhe shikohen më të avantazhuar ndaj shkodranëve me një koefiçent 1,95 kundrejt 3.4 për fitoren e miqve. Barazimi kuotohet me koefiçentin 3.2. Tirana vjen e plotë në këtë sfidë ndërsa Vllaznia ka mungesa të rëndësishme si ajo e Latifit apo edhe Hoxhaj me Hakajn që rrezikojnë derbin e Shqipërise.

Shpërndaje