Parashimi i motit. E Hënë 17 Shkurt 2020

Shpërndaje

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin zonës presionit të lartë atmosferik (A) e cila po kushtëzon  mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Hënë 17 Shkurt 2020

Fillimi i javës dt 17 Shkurt 2020 moti do të mbetet me diell në zonën veriperëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare gjatë mesditës. Në zonat luginore do të jetë e pranishme mjegulla në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -1/14°C

Zonat e ulëta  1/21°C

Zonat bregdetare 3/20°C

Shpërndaje