Një pako e dyshimtë e mbështjellur me atriban është gjetur poshtë makinës si administratorit të Vllaznisë Suad Lici.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje të cilët po presin forcat xhenio nga Tirana për verifikim.
NJOFTIMI I POLICISE:
Shkodër/ Informacion paraprak Më datë 16.02.2020, rreth orës 08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse. Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.