Nga Teona Bushati
Nuk eshte vetem shteti i semure.
Nje popull 2.000.000-sh eshte aq i vogel sa eshte vete shteti !
Nuk mund te fshihemi mbas gishtit qe tregon Shtetin ! Duhet me e pakta te fillojme te pranojme se Ne te gjithe jemi te semure. Dembele te semure, inatci te semure, egoiste te semure, sederli te semure , arrogante te semure, injorante te semure, cmirezi te semure, te pagdhedur te semure, te papergjgjeshem te semure.
Keq me vjen ta them po ne jemi popull ne shumice i semure.
Nuk eshte rastesi qe ne si popull nuk beme kurre Shtet te forte , te drejte e te qendrueshem. Edhe kur rralle ka pasur ndonje tentative serioze gjithmone eshte minuar nga/ose ne bashkepunim me bashkekombasit tane te semure per para e pushtet a fame.
Po s’e pranuam semundjen qe ndodhet pikerisht mu ne mes te zemres se secilit prej nesh, nuk do sherohemi kurre e nuk do te mund te bejme kurre nje shtet te drejte e te begate qe te na siguroje shendetin mendor te gjithve!