Adili nuk e tradhton Shkodrën, ish-mbrojtësi i Vllaznisë prezantohet në Rusi…

Shpërndaje

Mevlan Adili është prezantuar në ekipin e ri. Mbrojtësi ishte shprehur se nëse do të largohej nga Vllaznia, nuk do të vazhdonte më që të ishte pjesë e Superiores. Fjala është mbajtur dhe Adili “nuk e ka tradhtuar” Shkodrën.

Pavarësisht zëra për një kalim te Partizani, lojtari është zyrtarizuar në Rusi. Adili do të jetë pjesë e SKA Khabarovski që ndodhet në nivelin e dytë të futbollit dhe kërkon ngjitjen në elitë. Zyrtarizimi ka ardhur edhe nga vetë klubi i Rusisë.

Shpërndaje