Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqjen, nga posti si trajner i Laçit. Eliminimi në turin e dytë në Conference League, nuk është kapërdirë dot nga tekniku kryeqytetas, që ka vendosur të japë dorëheqjen.
Skuadra kurbinase, u eliminua nga moldavët e Petrocub, teksa pas barazimit pa gola në transfertë, në ndeshjen e kthimit laçianët u shpërfytyruan në “Elbasan Arena” ku u mposhtën 1-4.
Kjo ka bërë që të largohet edhe trajneri Duro, ndërsa më herët klubi i Laçit ka njoftuar se do të ketë revolucion dhe masa për skuadrën.