Efektivi i FNSH-së i dehur hyn në oborrin e një banese, plagos pronarin e saj (Emri)

Share your love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një punonjës i policisë, i cili ka qenë i dehur, ka hyrë në oborrin e një banese me makinën e tij.

Duke qenë se ka dalë pronari i banesës, me të cilin është konfliktuar, polici e ka plagosur atë në dorë, me armën e shërbimit.

Punonjësi i policisë është identfikuar si Paulin Shpani, pjesë e FNSH-së, ndërsa qytetari i plagosur është Soni Meço.

Punonjësi i policisë ndodhet i ndaluar, dhe po sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes, që është një kambanë alarmi për nivelin e punonjësve të policisë, të cilët duhet të kenë parësore sigurinë e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share your love