Ky është Ramadan Hysa. 91-vjeç, por pasioni i tij për librat është njësoj si në rini. Ai banon i vetëm dhe ka një biblotekë të vogël prej 30 vitesh, teksa në të ka mbi 200 libra.
I moshuari na tregon edhe librat e tij të preferuar, ndërsa ka edhe një mesazh për të rinjtë që merren më shumë pas rrjeteve sociale dhe kanë lënë pas dore librin.
91-vjeçari Hysa banon në fshatin Myselim njësia Administrative Postribë të Bashkisë Shkodër.