Lorik Boshnjaku ka gjetur akordin dhe për dy vitet e ardhshme do jetë pjesë e Vllaznisë në Superligë. Mesfushori 26 vjeçar i Prishtinës ka lënë pas 8 vitesh klubin ku është rritur, duke provuar eksperiencën e parë jashtë Kosovës.
Pjesë edhe e përfaqësueses Dardane, mesfushori ka qenë nën urdhërat e Mirel Josës edhe tre sezone më parë, kur tekniku 59 vjeçar drejtonte Prishtinën.
Pritet që sot lojtari të nënshkruajë kontratën, duke u bashkuar me ekipin në datën 15, atëherë kur kuqeblutë nisin përgatitjet për Conference League.