Në aventurën e tij të tretë në krye të Vllaznisë, Mirel Josa arriti t’i dhuroj Shkodrës Kupën e tetë në histori. Josa-Vllaznia duket një dashuri me shikim të parë, kështu ka qenë që në fillim, por suksesi në Kupë e bën dhe më të fortë lidhjen e teknikut kryeqytetas me kuqeblutë. Josa vendosi dhe një rekord absolut, ky ishte trofeu i tij i 12-të në karrierë, si askush tjetër më parë në futbollin shqiptar.
Në një intervistë ekskluzive për News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, Josa foli për gjithçka, duke nisur nga suksesi përballë Laçit, ish ekipit të tij, si e pritën në Shkodër dhe detaji shumë i veçantë, bashkë me të në autobus me lojtarët ishte dhe bashkëshortja e tij.
Trajneri i Vllaznisë foli “pa dorashka”, duke treguar jo vetëm sukseset në karrierën e tij por dhe dështimet, pengjet më të mëdha, ku pa diskutim më e hidhura është rënia e Tiranës në Kategorinë e Parë.
Në intervistën e tij, trajneri i Vllaznisë preku me radhë disa nga presidentet që nga bashkëpunuar ndër vite, nga Takaj te Halili për të vijuar me Gjicin, Pashk Laskën dhe deri tek i fundit, Albana Xhaferi, si është të punosh me ta. Nuk munguan dhe detaje të tjera, si titulli më i veçantë, kërkesa e tifozëve shkodran apo aventurat e ndryshme në Evropë.