Emisioni “Opinion” ka zhvilluar një sondazh tek qytetarët se sa i njohin ministrat e qeverisë Rama. Teksa ndodhej në hyrje të sheshit “Skënderbej”, gazetarja ka marrë në mënyrë të rastësishme në vox-pop edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kreu i selisë blu deklaroi se nuk i njeh të gjithë ministrat e qeverisë Rama me emër dhe mbiemër.
Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto?
Lulzim Basha: Të gjithë.
Gazetarja: Të gjithë?
Lulzim Basha: Sigurisht.
Gazetarja: Cilin?
Lulzim Basha: Ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë që të pyesni njerëzit. Prit tani që të jemi të saktë. Me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë.