Vllaznia do të luajë nesër finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Laçit, sfidë që do të luhet në “Air Albania” e që do të startojë në orën 19:00. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, vendosi transportin falas në dispozicion për tifozët, që do të udhëtojnë nga Shkodra drejt kryeqytetit.
Gjithashtu, ka bërë gati edhe një premio prej 100 milionë lekësh për skuadrën e tij, në rast triumfi në Kupë. Ndërsa Bashkia e Shkodrës, ka vendosur në dispozicion një nga pedonalet e qendrës së qytetit për tifozët e Vllaznisë, duke e shndërruar në një “Fan Zone” ditën e ndeshjes.
Vllaznia në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë kurbinasve, do të luajë kartën e fundit për të arritur një vend në Kupat e Europës, pasi sezonin në Superiore, e mbyllën në vendin e pestë.