Vllaznia ka fituar 3-1 me Egnatian për javën e 35 në “Loro Boriçi”. Sfida e zhvilluar pasditen e së shtunës në Shkodër, ka folur për vendasit, me Mirel Josën që debuton me fitore në rikthimin e tretë në stolin e Vllaznisë.
Spektakël nga Latifi dhe Da Silva, që kanë kënaqur tifozët. Aralica dhe Latifi kanë shënuar në pjesën e parë, ndërsa Jackson rihapi përkohësisht ndeshjen, për të qenë Da Silva që do vuloste gjithçka.
Vllaznia shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e pestë, ndërsa me 34 pikë Egnatia është përfundimisht në play-off.