Vllaznia dominon në Shkodër dhe fiton finalen e dytë përballë Teutës…

Shpërndaje

Është luajtur sot finalja e dytë e basketbollit për meshkuj, mes Vllaznisë dhe Teutës. Finalja e parë, e zhvilluar në Durrës, është fituar nga vendasit, ndërsa Vllaznia, u është kundëërpërgjigjur në Shkodër, duke dominuar dhe duke triumfuar me rezultatin final 90-71.

Thuajse 20 pikë më shumë dhe Vllaznia e meritoi plotësisht këtë triumph. Kujtojmë që kampion i Shqipërisë shpallet ekipi që arrin tri fitore i pari dhe pas dy finalesh, ekipet janë në barazim 1-1.

Edhe finalja e tretë, do të luhet në Shkodër, ndërsa finalja e katërt, do të zhvillohet në Durrës. Mbështetja e tifozëve në Shkodër ishte shumë e madhe dhe të gjithë tifozët u futën në parket për të festuar këtë triumf.

Shpërndaje