Vllaznia femrave vazhdon dominimin, zyrtarizon titullin e radhës me 9 gola nga ylli i skuadrës…

Shpërndaje

Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione në futbollin e femrave me fitoren e thellë 12-0 që shkodranet realizuan përball Kinostudios.

Vajzat kuqeblu e fituan titullin matematikisht pas diferenës prej 8 pikësh me Apoloninë ku kanë mbetur ende vetëm 2 ndeshje për t’u luajtur.

Ylli i skuadrës, Megi Doçi ishte protagonistja e suksesit duke shënuar 9 gola në këtë sfidë, 5 në pjesën e parë dhe 4 në të dytën.

Vllaznia fiton kështu titullin e 9-të radhazi duke vazhduar dominimin në futbollin e femrave.

RENDITJA:

Shpërndaje