Një gazetare e televizionit Al-Jazeera u qëllua për vdekje teksa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor më 11 maj, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Shireen Abu Akleh, gazetare e njohur palestineze punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni. Në rrjetet sociale qarkullon videoja e momentit kur ajo vritet.
Gazetarja ka të veshur jelekun antiplumb dhe ka kasken ne kokë. Në video dëgjohen të shtëna të shumta dhe një kolege e saj e shokuar afrohet tek trupi i pajetë i gazetares.
Al Jaazera thonë se vrasja me snajper ka qenë e qëllimshme pasi është goditur në një pjesë të pambrojtur.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.
“Gazetarët duhet të mbrohen në zonat e konfliktit dhe që të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta kuptojmë të vërtetën”, shkroi ai në Twitter.
Footage shows the moments of Al Jazeera’s senior reporter Shireen Abu Aqla’s death.
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) May 11, 2022
In appearance, Israeli footage that says there was a Palestinian cross fire doesn’t fit with this location.
She is also wearing a helmet and body armour. pic.twitter.com/fYCMQqxlxf