Gjykata e Shkodres ka vendosur arrest me burg per kater te arrestuarit e plagosjes ne Shkoder ku mbeti e plagosur nje kalimtare.
Julian Ballta avokati mbrojtes i Ension Buraku: U vendos arrest me burg per te katert. Kerkuam arrest ne shtepi. Ension Buraku eshte nisur per nje sqarim dhe kjo vertetohet nga kamerat e sigurise por edhe per faktin se ka tentuar qe ta takoje ne pedonalen e Shkodres.
Kane patur marredhenie te mira familjare dhe nuk ka patur asnje qellim qe t’i bente atentat por vetem te sqarohej. Per arsye te konflikteve dhe nje lloj pasigurie ka patur arme me vete. Te tjeret kane deklaruar qe nuk kane patur dijeni dhe se ka qene Mirsad Meta ai qe ka qelluar i pari dhe nuk ka pritur fare qe te sqarohet.
Kjo nuk lidhet me pazare droge. Ension Buraku ka dyshime te forta se tritoli motres se tij ia ka vendosur Mirsad Meta por kjo nuk eshte e vertetuar. Konfliktet e tyre kane ardhur gradualisht qe nga koha kur kane qene ne Gjermani dhe nga hatermbetje te vogla jane shtuar ne 3 – 4 vite pastaj.
Shtetasi Ension Buraku ka deklaruar se kam ardhur per tu sqaruar me shtetasin Mirsad Meta dhe kane qene te ulur ne nje stol afer makines se shtetasit Mirsad Meta dhe kur ky i fundit i eshte afruar sipas Ension Burakut, Mirsad Meta ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te tyre atehere i eshte kunderpergjigjur.
Ka deklaruar ne gjyq se pistolen e ka mbajtur per siguri duke qene se kane patur nje konflikt para pak vitesh ne Gjermani por mohon se konfliktet kane qene per pazare droge sic dyshohet. Dy shtetasit e tjere qe ishin me te, Ension Buraku ka deklaruar se nuk kane qene ne dijeni per konfliktin dhe se mund te ndodhte nje gje e tille dhe faktin qe Ension buraku ka deklaru qe ka dyshime qe tritolin motres ia ka vendosur Meta.