“Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës”/ Imazhet e fotografëve të rinj bëhen pjesë e një konkursi…

Shpërndaje

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, zj. Edona Bilali dhe si një bashkëpunim me @DRTK_Shkodër dhe FujiFilm, Banesa Monument Kulture e Familjes “Xhevahire Çela” në lagjen Tophanë të Shkodrës e cila është ndërtuar rreth 250 vite më parë ka mikpritur eventin: “Shkodra nëpërmjet monumenteve të kulturës” ku u ekspozuan imazhe të fotografëve të rinj shkodranë, që vënë në dukje, Shkodrën përmes vlerave të trashëgimisë.

Muaji shkurt, u shpall si muaji i monumenteve të kulturës për Qarkun Shkodër, dhe në kuadër të kësaj, fotografë të rinj të qytetit u kujdesën të dokumentonin një sërë imazhesh të lidhura me tematikën të shfaqura përmes rrjeteve sociale, duke u bërë pjesë e një konkursi online ku u shpall edhe fituesi i cili ishte Gerti Çaku me një foto të Xhamisë së Plumbit, ky çmim u dhurua nga administratori i Fujifilm në Shqipëri Alban Xhaferi.

Ndërsa ditët e trashëgimisë vijojnë,me të tjera aktivitete të organizuara nga DRTK Shkodër në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Trashëgimisë Kulturore.

Shpërndaje