Autovetura përfundon në lumin Shkumbin, humb jetën drejtuesi…

Shpërndaje

Një aksident i rëndë është rregjistruar në mesnatë në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin.

Një person ka humbur jetën pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe ka përfunduar në brendësi të shtratit të lumit Shkumbin në fshatin Murras.

Kanë qenë qytetarët që kanë konstatuar mjetin në ujë, të cilët kanë njoftuar policinë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes se bashku me forcat zjarrfikëse dhe një autoambulacë. Shërbimit zjarrfikës i është dashur rreth dy orë për të nxjerrë trupin e pa jetë të drejtuesit i cili mësohet se është rreth 35 vjeç.

Automjeti tip “Mercedes me targe Aa 572 Rm” dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në shtratin e lumit duke humbur jetën drejtuesi.

Elbasan/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi S.S., 35 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë dhe rë Zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Shpërndaje