Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar Bucha, pasi imazhet e trupave të civilëve të vrarë në rrugë shkaktuan reagime të shumta nga e gjithë bota.
Në një deklaratë për mediat ai tha se është “shumë e vështirë” për Ukrainën të negocionte me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha.
Zelensky tha se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” dhe shtoi se ata i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”.
“Është shumë e vështirë të negociosh kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”– tha ai.
I veshur me një xhaketë dhe i rrethuar nga siguria, ai foli dhe për udhëheqësit kryesorë të vendeve që nuk pranuan që Ukraina të jetë anëtare e NATO-s, duke thënë se “Unë mendoj se ata duhet të vijnë këtu dhe të shohin si është situata”