Prezantohet projekti i Xhamisë së Plumbit…

Shpërndaje

Ministrja e Sipërmarrjes Edona Bilali ka bërë me dije se në mbledhjen  e fundit të KKT është prezantuar projekti i restaurimit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Veç restaurimit qëllim është dhënia e zgjidhjes ndaj përmbytjes së xhamisë.

Ndërsa kjo është hera e parë që në Shqipëri bëhet një ndërhyrje e këtij niveli vështirësie dhe specifike.

Falë bashkëpunimit me një kompani turke me eksperiencë 76-vjeçare në restaurim do të kujdeset për mbarëvajtjen e projektit.

Vlera e investimit është rreth 4 milion euro dhe punimet parashikohet të zgjasin 9 muaj, bëri të ditur Bilali në faqen e saj në Facebook .

Xhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës. Kjo xhami është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës.

Shpërndaje