Thomas Brdaric u shkarkua nga drejtimi i Vllaznisë ditën e djeshme, për mungesë rezultatesh dhe larg objektivave sezonalë.
Humbja me Tiranën në fundjavë, ka rezultuar fatale për teknikun gjerman. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Brdaric falënderon Vllazninë, ndërsa shkruan se do i mungojnë.
“Faleminderit Vllaznia për gjitha momentet që shijova ditë pas dite me ju. Do të më mungoni! Ju keni një vend të veçantë në zemrën time! Kurrë mos u dorëzo, asnjëherë!“
Vllaznia në vazhdim do të drejtohet nga dyshja shkodrane, Elvis Plori dhe Auron Miloti.