Janë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar në Shkodër si dhe rrjedha e ngjarjes. Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dheEnsion Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme.
Pikërisht është shtënë në drejtim të automjetit tip BMW me targa gjermane që i përket Mirsad Metës. Ky person është konfliktuar me persona të tjeër kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës siç mëson BalkanWeb.
Një atentat i ngjashëm ka ndodhur Mirsad Metës edhe në Gjermani.
Por kësaj radhe Mirsad Meta i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen. Por bilanci i ngjarjes në pedonalen e qytetit verilindor ishte një e plagosur aksidentalisht në këmbë e cila rezultoi të ishte një kalimtare 35- vjeçare me emrin Liljana Jeremia si dhe plumbat mbi automjetin me targa gjermanbe.