Atleti shkodran Izmir Smajlaj shpallet kampion Ballkani…

Shpërndaje

Atleti shkodran Izmir Smajlaj shpallet serish Kampion Ballkani ne garen e kercimit se gjati. Ne garat e zhvilluara diten e sotme ne Stamboll te Turqise, ai ka zene vendin e pare nder gjithe konkurrentet dhe kesisoj ka siguruar medaljen e arte te ketij aktiviteti per te gjashtin vit rradhazi.

Lajmin e ka bere te ditur vete sportisti permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“I nderuar te jem serisht per te 6-tin vit rradhazi Kampion Ballkanik!

Prej vitesh, ky kampionat sa vjen e behet me i veshtire, por une jam krenar qe arrij te dal ne vend te pare per vendin tim.

Falenderimet shkojne per mbeshtetesit e sportit tim te bukur, Trajnerin z. Gjergj Ruli, familjen time si dhe Bashkia Tirane, Klubi Sportiv Tirana edhe KOKSH te cilet se bashku besojne cdo here tek une dhe objektivat e mi.

Gara te tjera na presin kete 2022’! Eshte vetem fillimi”.

Shpërndaje