Një përplasje me armë në qendër të qytetit të Shkodrës, për pak sa nuk i ka marrë jetën një 35-vjeçareje.
Liljana Jeremia ka mbetur e plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën pedonalen “Kolë Idromeno”. Një plumb e ka plagosur 35-vjeçaren në këmbë, teksa ishte duke kaluar.
Njoftimi i policisë:
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.