Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës.
Bëhet me dije ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në rrugën pedonale “Kolë Idromeno”.
Paraprakisht dyshohet se është plagosur me armë një vajzë, e cila nga të dhënat e para ka qenë kalimtare.
Njoftimi i policisë:
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.