Gjykata e Tiranës ka marrë 2 vendime kundër Dukës dhe FSHF-së.
Së pari, rrëzohet kërkesa e FSHF për pezullim të gjyqtarëve dhe së dyti pezullohen zgjedhjet e 2 Marsit për kreun e FSHF dhe KE-së.
Gjykata e Tiranës gjithashtu pezulloi komisionin Kokëdhima për mandatet e FSHF dhe janë bllokuar procedurat e FSHF deri në gjykimet për mashtrim.
Pas gjyqtares F.Osmani, edhe gjyqtari F. Kapllani pezulloi zgjedhjet e FSHF.
Moszbatimi i vendimit të gjykatës ndëshkohet me 2-3 vite burg për shkelësit. Gjithashtu, moszbatimi i vendimit nga FSHF është shkelje penale. /BalkanWeb