PARASHIKIMI/ Sot në mbrëmje nisin reshjet e dëborës, do përfshihet 90% e territorit

Shpërndaje

Sipas MeteoAlb, java nis me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të cilat në veri sjellin reshje të izoluara.

Të martën pasdite dhe gjatë natës do të kemi reshje të dendura shiu e dëbore në territor, ku gjatë mëngjesit të mërkurës reshjet e dëborës përfshijnë 90% të territorit.

Ndërsa e premtja rikthen kthjellimet në të gjithë vendin.

Problematik gjithashtu mbrëmjen e së martës dhe ditën e mërkurë do jetë parametri i erës ku shpejtësia në tokë herë pas herë do jetë 70 km/h ndërsa në det mbi 90 km/h.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore, deri në 18°C mesdita në bregdet.

Shpërndaje