2 milionë turistë vizituan muzetë e Shqipërisë në 3 vite…

Shpërndaje

Berisha nesër në Shkodër për të hapur fushatën, Irena Shestani në deklaratë..

Mbi 2 milionë turistë kanë parë objektet tona historike në Shqipëri në tre vitet e fundit.

2019-ta është periudha me numrin më të lartë të vizitorëve në muze dhe parqe arkeologjike në Shqipëri, me 1 milionë turistë. 

Nga ky vit, në buxhetin e shtetit janë shtuar 1.6 mln euro nga turizmi kulturor.

Por izolimi nga pandemia e dha menjëherë goditjen në turizmin kulturor.

Në vitin 2020 turizmi në vend arriti në pikën më të ulët. Rreth 190 mijë turistë vizituan muzetë dhe sitet arkeologjike. E përkthyer në të ardhura, numri i vizitorëve në 2020 ka futur në buxhetin e shtetit rreth 330 mijë euro.

Gjashtë-mujori i parë i 2021 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vizitorëve.

Të dhënat e Ministrisë së Kulturës tregojnë se 108 mijë vizitorë kanë parë muzetë dhe monumentet, duke grumbulluar mbi 250 mijë euro.

Ardhja e vitit 2022 solli lehtësira në lëvizje, duke dhënë një sinjal optimist që turizmi do të rikthehet në ritmet para pandemisë.

Shpërndaje