Gjendet i pajetë në burgun e Peqinit, kush është i dënuari përjetë që porositi vrasje me Julian Sinanajn

Shpërndaje

Gjen vdekjen në një nga qelitë e burgut të Peqinit Andon Mëhillaj, një anëtar i grupit të Julian Sinanajt që kryenin vrasje me pagesë. Burimet thonë se Mhillaj është gjetur i pajetë të dielën, ndërsa dyshohet se ka gjetur vdekjen që prej së shtunës në mbrëmje.

Burimet thonë gjithashtu se Mëhillaj vuante prej kohësh nga depresioni, madje merret edhe disa ilaçe për këtë arsye. Ai ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për disa akte kriminale.

Dosja në ngarkim të Mëhillajt është hetuar dhe gjykuar nga Krimet e Rënda dhe për të është dhënë dënimi maksimal që parashikon ligji shqiptar, si një prej personave që në atë kohë u identifikuan si banda e tritolit, pasi vrasjet e tyre kryheshin që të gjitha përmes vendosjes së eksplozivit në automjete, apo banesa.

Mëhillaj pas vendimit të formës së prerë nga Gjyka po e kryente dënimin në Burgun e Peqinit. Pas kësaj ngjarjeje, të burgosurit kanë ndërprerë ushqimin dhe kërkojnë një psikolog./ Gazeta SHQIP/

Image
Shpërndaje