Krimi i organizuar do të vendoset në “karantinë”, hiqen licencat për policitë private

Shpërndaje

Jo vetëm sekuestrim pasurie, por të dënuarit apo të akuzuarit për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata e grupe kriminale e terroriste, trafiqe dhe krime të tjera të rënda nuk do të kenë mundësi të lëvizin jo vetëm jashtë shtetit, por as jashtë njësisë administrative ku ata jetojnë.

Kryeministri Edi Rama duke folur në ceremoninë para  nisjes së punës së OFL, paralajmëroi gjithashtu edhe heqjen e licencave për elementë të tillë kriminale që kanë polici private.

Edi Rama: Paketa anti-KÇK parashikon bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit, parashikon kufizimin e lëvizjes së këtyre subjeteve jashtë njësisë së tyre administrative. Jo të nisën me autokolona nga ana e anës dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në plazhet e Himarës dhe Dhërmiut mu në mes të sezonit ku mblidhen me mijëra të rinj dhe turistë.Paketa parashikon mospjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera apo në çdo lloj aktiviteti ku ka një qindarkë nga taksat e qytetarëve, heqjen e licencave që disponojnë.

Mund të keni pasur nevojë të shfryni edhe kundër shtetit kur keni parë këta që kanë roje, këta ruajnë me polici private. Këta nuk do të gëzojnë më asnjë licencë nga licencat që kanë në dispozicion.Këta kanë mjete ndërlidhjeje, radio, kanë mjete ndriçimi të posaçme, sisteme videosh e survejimesh.Nuk do ti gëzojnë, ose duhet të provojnë se i kanë blerë duke shitur patate, zarzavate apo rroga të përdorura te gabi. Po na e provuan këtë, ti gëzojnë.

Shpërndaje