

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ka vendosur të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Ky fakt u bë i ditur të martën në çeljen e seancës publike që ka të bëjë me ankimin e gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda, Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e saj.
Hajdari bëhet anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet pas Luan Dacit i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.



