Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Bulqizë, ku një biznesmen kromi është gjetur në gjendje të rëndë në një kanal.
Burmet paraprake bëjnë me dije se biznesmeni i kromit Murat Duriçi 53-vjeç është gjetur në një kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit. Paraprakisht dyshohet se Duriçi është përplasur nga një furgon, por ende ngjarja është e mbuluar nga misteri.
Sipas informacioneve Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.