Dëbora mbulon zonat malore, ARRSH: Të përdoren zinxhirët tek makinat…

Shpërndaje

Në zonat malore në Korçë kanë rinisur reshet e dëborës. Sipas informcioneve nga autoritetet lokale, mësohet se në Dardhë, dëbora arrin një trashësi deri në 10 centimetër.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se aksi turistik Korçë-Dardhë është lehtësisht i kalueshëm, por këshillohen drejtuesit e mjeteve të vogla të tregohen të kujdesshëm si dhe të jenë të pajisura me goma dimërore por edhe zinxhirë.

Në këtë aks janë dy borëpastruese në gatishmëri. Ndërsa në aksin turistik Korçë-Voskopojë reshjet kanë qenë më të pakta. Në këtë aks momentalisht është duke punuar vetëm një borëpastruese për kriposjen e rrugës. E njëjta situatë paraqitet edhe në Qafën e Qarit, në këtë zonë janë dy borëpastruese në gatishmëri.

Shpërndaje