“Po na vrasin fëmijët, SPAK të ndërhyjë”, banorët e Postribës në Shkodër protestojnë për ujin e pijshëm: Virus për 4 mijë njerëz

Shpërndaje

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sërish në protest për ujin e pijshëm, një problem të cilin e kanë denoncuar edhe më parë. Fax Neës ka transmetuar protestat e bëra nga ana e banorëve edhe më herët pasi sa herë që ka pasur përmbytje, uji i tyre i pijshëm bëhet i pakonsumueshëm dhe tepër i ndotur.

Sipas tyre kjo ndodhte edhe për shkak të gurores që ishte ndërtuar pranë burimit të ujit të pijshëm, gjë që shkaktonte edhe ndotjen e madhe. Ndërsa sot banorët kanë dalë me pankarta në duar ku kanë këruar që SPAK të ndërhynte për të zgjidhur këtë problem.

Protesta e tyre është zhilluar përballë zyrave të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Deri më tani ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pa gjetur një zgjidhje.

Shpërndaje