Dyshohet se u përdorën për atentate, gjenden tre armë pranë burgut të Peqinit…

Shpërndaje

Policia e Elbasanit ka sekuestruar tre armë, dy pistoleta dhe një kallashnikov në Peqin.

Burimet thanë për gazetarin e Abc Aldo Kozarja se u gjetën në një ambient pranë burgut të Peqinit. Ambienti i përket punonjësit të burgut të Peqint, Landi Toksut.

Toksu është kushëriri i kreut të Bashkisë Peqin. Policia e shoqëroi në komisariat për ta marrë në pyetje në lidhje me armët.

Dyshohet se armët mund të jenë përdorur nga kriminelët për atentatet që kanë ndodhur vitin e kaluar në aksin Elbasan- Rrogozhinë.

Shpërndaje