Në prag të protestës që pritet të mbahet ditën e nesërme para selisë së PD, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga brenda ndërtesës së demokratëve. Ka qenë roja i brendshëm i PD-së, Pëllumb Matraku i cili ka hequr dorë nga vendi i punës të cilin e mbante prej 24 vitesh.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”