Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Një makinë ti Land Rover ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, por ende nuk dihen rrethanat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.